Bayerni deklason Schalke, marshon sigurt drejt titullit

Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga. ‘Bavarezët’ deklasuan Schalke 04, me rezultat 6:0, shkruan lajmi.net. Serinë e golave e nisi Thomas Muller. Gjermani realizoi në minutën e 21’ të ndeshjes. Tetë minuta më vonë Joshua Kimmich dyfishoi gjithçka. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 29’ të takimit. Kështu pjesa e parë…

Sport

13/05/2023 17:27

Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga.

‘Bavarezët’ deklasuan Schalke 04, me rezultat 6:0, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave e nisi Thomas Muller. Gjermani realizoi në minutën e 21’ të ndeshjes.

Tetë minuta më vonë Joshua Kimmich dyfishoi gjithçka.

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 29’ të takimit.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0.

Në 45 minutat e tjerë Bayerni ‘u shfry’ ndaj mysafirëve.

Në minutën e 50’ shënoi Serge Gnabry. I njëjti shënoi edhe në të 65, për rezultatin 4:0.

Për rezultatin final të ndeshjes u përkujdesën Mathys Tel dhe Noussair Mazraoui.

Me këtë fitore Bayerni ‘blindon’ vendin e parë me 68 pikë, katër më shumë se Dortmund, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Schalke në anën tjetër ndodhen në zonën e rrezikshme të tabelës, në pozitën e 16, me 30 pikë në total./Lajmi.net/