Bayerni, 40 milionë për Ozilin?

Skuadra gjermane, Bayern Munich ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil. Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e turko-gjermanit.

Sport

15/09/2014 14:56

Mediat britanike kanë raportuar gjatë ditës së sotme, se gjiganti bavarez ka filluar të marrë masat e duhura për të transferuar mesfushorin e Arsenalit.

Ozil u transferua te Arsenali verën e kaluar nga skuadra e Real Madridit për një shumë prej 42.5 milionë funte. Ai nuk arriti të tregojë formën e tij më të mirë te kjo skuadër dhe për këtë arsye mund të largohet në fund të sezonit.

Raportohet se Bayerni është i gatshëm të ofrojë diku rreth 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Ozil pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, që dikur ishin rivalë me njëri-tjetrin, gjatë kohës sa ishin te skuadrat spanjolle, Barcelona respektivisht Real Madridi.