Bayern vishet nga Armani

Bayern Munich ka arritur marrëveshje trevjeçare me disenjatorin e famshëm italian, Giorgio Armani i cili do të shërbejë kostumet e kampionit të Gjermanisë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Sport

23/05/2014 13:30

Futbollistët e Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm do të veshin kostume nga disenjatori i famshëm Giorgio Armani, pasi kampioni i Bundesligës ka zyrtarizuar marrëveshjen trevjeçare me grupin italian të modës.

\”Jemi krenarë dhe mendojmë se është një gjë e mrekullueshme që Bayern Munich në të ardhmen do të vishet nga mjeshtri i botës së modës”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Kostumet solemne do të barten në funksionet zyrtare të klubit ose kur skuadra është në udhëtim, e po ashtu do të ketë marka të personalizuara për secilin futbollist, njoftoi Bayern.

Palët nuk kanë bërë të ditura detajet financiare të marrëveshjes.

Bayern është klubi më i suksesshëm në Gjermani dhe një prej më të pasurve në botë me qarkullim vjetor prej gati 400 milionë euro.