Bayern tregon pse nuk e shet Shaqirin
Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar arsyet pse kampioni i Bundesligës nuk do të lejojë largimin e mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri.

Sport
Bayern Munich ka refuzuar “disa interesime” nga klube nga Anglia dhe Italia për mesfushorin Xherdan Shaqiri, ka njoftuar zyrtari i lartë, Karl-Heinz Rummenigge.
Ylli kosovar bëri vetëm 10 paraqitje si titullar në Bundesligë për Bayernin në edicionin e kaluar, edhe pse prapë realizoi gjashtë gola dhe shkëlqeu për Zvicrën në Kampionatin botëror.
Liverpool në Premierligë e Juventus në Serie A spekulohej se ishin klubet që shprehën interesim për transferimin e tij.
Por, Rummenigge ka insistuar se Bayern nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e Shaqirit.
“Kemi marrë interesim nga disa klube në Angli e Itali. Por, asnjëherë nuk është vënë në pyetje sepse jemi të bindur se Shaqiri do të ketë karrierë të mirë me ne. Ai duhet të qëndrojë i shëndoshë dhe trajneri është i bindur prej tij”, deklaroi Rummenigge për faqen zyrtare të Bayernit.