Bayern, transferoje Messin

Diego Armando Maradona ka komentuar triumfin historik të Bayern Munichut në Bundesligë dhe shanset e skuadrës së Pep Guardiolës për të hyrë në histori duke mbrojtur trofeun e Ligës së Kampionëve. “Do të më pëlqente të punoja për një javë me Guardiolën, ta shikoj në stërvitje”, deklaroi Maradona gjatë një interviste për Sport Bild. “Do…

Sport

26/03/2014 15:15

Diego Armando Maradona ka komentuar triumfin historik të Bayern Munichut në Bundesligë dhe shanset e skuadrës së Pep Guardiolës për të hyrë në histori duke mbrojtur trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Do të më pëlqente të punoja për një javë me Guardiolën, ta shikoj në stërvitje”, deklaroi Maradona gjatë një interviste për Sport Bild.

“Do të isha vërtetë i lumtur nëse do të vizitoja Bayern Munichun. Me ardhjen e Lewandowskit skuadra do të jetë e përkryer, por nëse do të arrinin të transferonin Messin, të gjithë të tjerët do të luftonin vetëm për pozitën e dytë”, u shpreh Maradona i cili beson se një Bayern me Messin në radhët e tij do të ishte i pamundur të mposhtet.

“Në çdo garë dhe çdo kampionat të tjerët do të luftonin për pozitën e dytë. Do të ishin të pamposhtshëm. Nëse Bayern blen Messin, unë do të bëhem asistent i Guardiolës”.