Bayern të vendosur, nuk paguajnë më shumë se 80 milionë euro për yllin e Atletico

Skuadra e Bayern Munich ka siguruar sot titullin e 29-të në Bundesliga, duke shënuar fitore kundër Eintracht Frankfurt për tu shpallur kampionët e edicionit 2018/19.

Sport

18/05/2019 22:00

Pas këtij triumfi të madh, skuadra ka filluar menjëherë të mendoj për afatin kalimtar të verës, ku pritet të bëhen disa përforcime.

Është ylli i Atletico Madrid, Lucas Hernandez, ai i cili është kërkuar me ngulm nga bavarezët tash e një kohë.

Për shërbimet e lojtarit, kampionët e Bundesligas kanë qenë të gatshëm të paguajnë deri në 80 milionë euro.

Uli Hoeness ka bërë të ditur se skuadra nuk do të paguaj asnjë euro më shumë për shërbimet e mbrojtësit.

“Ne nuk jemi duke luajtur ‘Monopoly’ këtu. Jemi skuadër futbolli” ka thënë Hoeness, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi prekur limitin me 80 milionë euro dhe nuk mendoj se kjo shumë do të rritet në merkaton e transfereve” ka thënë tutje presidenti i bavarezëve.

Kujtojmë se para këtyre transferimeve, Bayern do të ketë mundësinë që të fitojë edhe një trofe, pasi luan në finalen e Kupës së Gjermanisë, kundër skuadrës së Leipzig. /Lajmi.net/