Bayern shkatërron Dortmundin

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka kritikuar Bayern Munichun duke theksuar se gjiganti bavarez synon të shkatërrojë rivalin e tyre duke ia blerë futbollistët kryesorë. Bayern transferoi Mario Gotzen nga Bayern gjatë verës së vitit të shkuar dhe së fundmi arriti marrëveshje edhe me Robert Lewandowskin i cili do të kalojë në Allianz…

Sport

31/01/2014 12:04

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka kritikuar Bayern Munichun duke theksuar se gjiganti bavarez synon të shkatërrojë rivalin e tyre duke ia blerë futbollistët kryesorë.

Bayern transferoi Mario Gotzen nga Bayern gjatë verës së vitit të shkuar dhe së fundmi arriti marrëveshje edhe me Robert Lewandowskin i cili do të kalojë në Allianz Arena në fund të këtij sezoni.

Dhe, Watzke beson se dominimi i Bayernit e ka shndërruar Bundesligën në ligë të një skuadre dhe theksoi se ekipi i Pep Guardiolës dëshiron t’ia pamundësojë Dortmundit të paraqet kërcënim në të ardhmen.

“Nuk ekziston asnjë ligë tjetër që dominohet nga një ekip si Bayern në Bundesligë”, deklaroi Watzke.

“Bayern është duke u kundërpërgjigjur pas dy titujve të Dortmundit. Ata duan të na shkatërrojnë për t’u përkujdesur se nuk u paraqesim sërish kërcënim”, u shpreh ai.