Bayern shënon fitore dhe rekord

Bayern Munich mposhti Bayer Leverkusenin 2:1 dhe shënoi rekord të ri me ndeshjen e 50’të pa humbje në Bundesligë. Gjiganti bavarez mori pikë të plota në duelin e zhvilluar në Allianz Arena dhe bëri një tjetër hap të madh drejt mbrojtjes së titullit. Sulmuesi Mario Mandzukic kaloi vendasit në epërsi pak para përfundimit të pjesës…

Sport

15/03/2014 19:22

Bayern Munich mposhti Bayer Leverkusenin 2:1 dhe shënoi rekord të ri me ndeshjen e 50’të pa humbje në Bundesligë.

Gjiganti bavarez mori pikë të plota në duelin e zhvilluar në Allianz Arena dhe bëri një tjetër hap të madh drejt mbrojtjes së titullit.

Sulmuesi Mario Mandzukic kaloi vendasit në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë. Kurse, pas intervalit, mesfushori Bastian Schweinsteiger e dyfishoi avantazhin e skuadrës së Pep Guardiolës.

Bayern në vazhdim e administroi lojën duke e ruajtur kapitalin e krijuar edhe pse Leverkusen realizoi një gol nëpërmjet Stefan Kiessling në minutën e 90’të.

Mesfushori Xherdan Shaqiri nuk luajti si titullar por u inkuadrua në lojë në 15 minutat e fundit në vend të Mandzukicit.

Pas kësaj fitoreje, Bayern ngjitet në kuotën e 71 pikë, 23 më tepër se Borussia Dortmund.