Bayern refuzon ta lë Lucas që t’i bashkohet kombëtares së Francës

Bayern Munich ka refuzuar që ta lëshojë Lucas Hernandez që t’i bashkohet skuadrës kombëtare të Francës.

Sport

05/10/2019 23:50

Mbrojtësi ka humbur dy ndeshjet e fundit me skuadrën e tij dhe është një nga emrat e mëdhenj që do t’i mungojë Francës, përfshirë Hugo Lloris.

Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka deklaruar se nuk do lejojnë Hernandezin t’i bashkohet kombëtares, përcjell lajmi.net.

Lucas ka humbur dy ndeshjet e fundit me Bayern shkaku i një lëndimi në gju.

Pauzën e kombëtareve duket se lojtari do ta shfrytëzojë për tu rikuperuar plotësisht nga ky dëmtim. /Lajmi.net/