Bayern refuzon ofertën e Barçës për Lewandowski

Sport

23/06/2022 23:10

Bayern Munich ka refuzuar ofertën e Barcelonës, për sulmuesin polak Robert Lewandowski.

Dëshira e Lewandowskit është e qartë, të luajë te ekipi katalanas, Barcelona.

Edhe klubi i Xavi Hernandez janë tejet të interesuar për sulmuesin, por problem mbetet Bayern Munich.

Barça i kanë bërë ofertën e parë drejt tyre për sulmuesin, por sipas ‘Sky Sport’ ajo është refuzuar, përcjell lajmi.net.

Arsyeja thuhet të jetë sepse drejtuesit mendojnë ende që lojtari do të ndryshojë mendje dhe do të qëndrojë edhe më tej në ekipin gjerman.

Oferta që thuhej se Barça i ka ofruar për sulmuesin është rreth 38 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje ndërmjet drejtuesve te klubeve për polakun./Lajmi.net/