Bayern reagon për vdekjen tragjike të vajzës 14 muajshe në ‘Allianz Arena’

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në ‘Allianz Arena’, gjatë ndeshjes Bayern Munich – Paderborn.

Sport

22/02/2020 16:20

Në tribunat e ‘Allianz Arena’, mbrëmë ka ndodhur një ngjarje tragjike, kur një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë. Vajza është ngufatur.

Pas tentimeve për ta rikthyer në jetë, vajza u dërgua në spital në Mynih, por ishte vonë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell reagimin zyrtar të Bayern Munich lidhur me rastin, ku mësohen edhe detaje të tjera.

“Një vdekje tragjike ka ndodhur në ‘Allianz Arena’, gjatë ndeshjes së Bundesligas, kundër Paderborn, Një vajzë 14 vjeçare është ngufatur në stadium. Pas tentimeve për ta rikthyer në jetë, vajza u dërgua në një spital në Mynih, ku ndërroi jetë. Vajza ishte mbesa e lojtarit të Paderborn, Streli Mamba”.

“Bayern Munich janë të thyer dhe shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e vajzës” thuhet në reagimin e Bayern. /Lajmi.net/