Bayern përmbys Mainzin, Dortmund ndanë pikët me Bochum
Bayern Munich ka shënuar fitore me përmbysje në ndeshjen kundër Mainz, derisa Dortmund ka ndarë pikët me Bochum.
Sport
Kampionët e Bundesliga kanë shënuar fitore 2:1, kundër Mainz, shkruan lajmi.net.
Mainzi kaloi në epërsi në minutën e 22’ të takimit, kur Onisiwo shënoi duke befasuar nikoqirët.
Bavarezët reaguan mirë në pjesën e dytë dhe gjetën golin fillimisht me Kingsley Coman, në minutën e 53-të të ndeshjes.
Njëzet minuta më vonë, Musiala dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Pavard, për të përmbysur mysafirët.
Në anën tjetër, Dortmund ndau pikët në një barazim 1:1 me Bochum.
Polter kaloi Bochumin në epërsi në minutën 40’, derisa Brandt arriti të barazonte pesë minuta para fundit, për të marrë së paku një pikë.
Bayerni shkon kështu në 37 pikë për pozitën e parë dhe shkon në gjashtë pikë më shumë sesa Dortmund që mbeten me 31 pikë.
Bochum numëron pikën e 20-të, derisa Mainzi mbetet në kuotën e 21 pikëve. /Lajmi.net/