Bayern pa Robbenin dhe Riberyn

Bayern Munich ka mbetur pa dy mesfushorët kryesorë, Arjen Robben dhe Franck Ribery, për ndeshjen e ardhshme kundër Werder Bremenit, në Bundesligë.

Sport

12/03/2015 16:50

Arjen Robben dhe Franck Ribery do t’i mungojnë Bayern Munichut në duelin e radhës në Bundesligë kundër Werder Bremenit të shtunën, për shkak të lëndimit.

Robben rezistoi vetëm 19 minuta lojë në fitoren 7:0 ndaj Shakhtar Donetskut të mërkurën.

Kurse, Ribery u zëvendësua pak para se të kompletohej një orë lojë.

Por, asnjëri prej tyre nuk do të jetë në gjendje të luajë në ballafaqimin e radhës në kuadër të Bundesligës, ku Bayern ka avantazh prej 11 pikësh ndaj Wolfsburgut.

Gjiganti bavarez ende nuk ka njoftuar për kohëzgjatjen e mungesës së Robbenit dhe Riberys.