Bayern pa Riberyn
Bayern Munich do të jetë në mungesë të Franck Ribery për super duelin kundër Borussia Dortmundit në Bundesligë. Konfirmimi i mungesës së yllit francez, i cili pësoi një dëmtim gjatë duelit të dytë të barazhit mes Francës dhe Ukrainës të martën, ka ardhur nga gjiganti bavarez. “Një lajm i keq, do të kisha preferuar të…

Sport
Bayern Munich do të jetë në mungesë të Franck Ribery për super duelin kundër Borussia Dortmundit në Bundesligë.
Konfirmimi i mungesës së yllit francez, i cili pësoi një dëmtim gjatë duelit të dytë të barazhit mes Francës dhe Ukrainës të martën, ka ardhur nga gjiganti bavarez.
“Një lajm i keq, do të kisha preferuar të luaj, por jam i sigurt se skuadra do të arrij rezultat të mirë edhe pa mua”, deklaroi Ribery i cili do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moskës të mërkurën e ardhshme.
Ribery, kandidat për Topin e Artë 2013, i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të lënduar të Bayernit: Schweinsteiger, Pizarro, Shaqiri dhe Badstuber.