Bayern nuk e do Reusin

Bayern Munich është tërhequr nga interesimi për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, për shkak të opsioneve të mjaftueshme në repartin ofanziv.

Sport

30/01/2015 10:11

Bayern Munich është tërhequr nga gara për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sipas mediave gjermane, gjiganti bavarez ka vendosur që të mos hidhet pas Reusit – i cili pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni – sepse ka opsione të mjaftueshme në repartin ofanziv.

Po ashtu, lëndimet e fundit të reprezentuesit gjerman paraqesin brengë serioze për gjendjen e tij fizike dhe Bayern nuk dëshiron t’i tensionojë raportet edhe ashtu të këqija me Borussia Dortmundin.

Tërheqja e Bayernit do t’i shkojë në favor Real Madridit një prej klubeve të interesuara për Reusin.