Bayern nuk e do Kloppin

Jurgen Klopp nuk do të bëhet trajner i Bayern Munichut ka insistuar zyrtari i lartë i klubit bavarez, Franz Beckenbauer.

Sport

17/04/2015 23:23

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka mohuar mundësinë që Jurgen Klopp të jetë trajner i ri i gjigantit bavarez në rast të largimit të Pep Guardiolës në fund të këtij sezoni.

Klopp ka konfirmuar ndarjen e tij nga Borussia Dortmund pas përfundimit të këtij sezoni. Dhe, Bayern ishte përmendur si një prej klubeve të interesuara për të.

Por, Beckenbauer ka konfirmuar besimin tek Guardiola.

“Të gjithë do të interesohen por jo Bayern Munich sepse ne kemi një trajner të shkëlqyeshëm që është Guardiola”, deklaroi ai.

“Shpresoj që ai të vazhdojë sfidat e tij në Bundesligë sepse kemi nevojë për të, është trajner i shkëlqyeshëm, person i shkëlqyeshëm dhe karakter shumë, shumë i mirë”, u shpreh Beckenbauer.