Bayern nis kërkimet për zëvendësuesin e Lewandowski – dy emra prijnë listën

Bayern Munich ka nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e Robert Lewandowski.

Sport

16/05/2022 17:01

Tash e sa javë raportime të shumta e lidhin Robert Lewandowskin me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Lojtari e ka thënë edhe vet se do të kërkojë largimin nga ‘Allianz Arena’ dhe ndonëse nga Bayern e kanë mohuar, duket se ata janë duke kërkuar zëvendësuesin e tij.

Raportime nga Toni Juanmarti dhe Matteo Moretto thonë se Bayerni ka identifikuar tashmë dy lojtarë, përcjell lajmi.net.

Patrik Schick dhe Darwin Nunez – njëri nga ta – janë lojtarët që me më shumë gjasa i bashkohen Bayernit, për të zëvendësuar Lewandowskin.

Nunez ka marrë vëmendje edhe nga skuadrat e tjera të mëdha dhe mund të ketë më shumë rivalitet për të. /Lajmi.net/