Bayern në telashe, mungojnë opsionet për rotacione në formacion

Skuadra e Bayern Munich nuk është në situatën më të mirë të mundshme, së paku krahasuar me rivalët e Dortmund dhe Leipzig.

Sport

07/07/2019 14:45

Kampionët në fuqi të Bundesligas, duket sikur nuk kanë bërë mirë llogaritë për sezonin e ardhshëm dhe rotacionet që duhen bërë në formacion në rast të ndonjë dëmtimi, apo edhe për të pushuar lojtarët.

Dortmund ka 36 lojtarë të gatshëm për sezonin e ardhshëm, numër ky që është shumë më i lartë sesa ai i Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Bayern Munich në anën tjetër do të kenë vetëm 21 lojtarë të gatshëm për edicionin e ri ku do të synojnë të ruajnë titullin e kampionit.

Për fazën ofensive Robert Lewandowski do të jetë opsioni i vetëm, duke pasur parasysh se Muller nuk ka qenë aq produktiv në atë zonë.

Probleme për Kovac do të ketë edhe tek krahu i djathtë, ku aktualisht mund të llogarisë vetëm në Serge Gnabry.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të merkatos bavarezët do të nënshkruajnë edhe me ndonjë lojtar tjetër. /Lajmi.net/