Bayern në pritje, monitoron situatën para ofertës për Sane

Bayern Munich nuk është dorëzuar akoma në garën për shërbimet e Leroy Sane.

Sport

12/07/2019 15:44

Anësori i Manchester City nuk ka qenë pjesë kryesore e planeve të Pep Guardiolas në sezonin e kaluar dhe është gati të shqyrtojë ofertat.

Bayern Munich është skuadra që ka shfaqur interesim për yllin gjerman, me ofertën e parë që nuk është pranuar.

Por, Karl Heinz Rummenigge ka insistuar se asgjë nuk është vendosur, përkundër zërave për transferimin e anësorit.

“Asgjë nuk është vendosur për këtë çështje” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.

“Do të ketë një distancë, sigurisht. Por, nuk ka problem. Ai dëshiron të mendojë për të ardhmen e tij gjatë pushimeve. Ne duhet të presim dhe të shohim për lëvizjet. Ne jemi gati” ka thënë ndër të tjerash ai.

Rummenigge ka lënë të kuptohet se nuk do të nxitohet për asgjë, pasi dritarja e transferimeve është e hapur deri më 2 shtator. /Lajmi.net/