Bayern në finale

Bayern Munich është finalisti i parë i Kampionatit botëror për klube. Gjiganti bavarez mposhti në gjysmëfinale kampionin e Azisë, Guangzhou Evergrande me rezultat 3:0, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga skuadra e Pep Guardiolës, kampion i Evropës. Franck Ribery kaloi gjigantin bavarez në epërsi pas 40 minutash lojë, kurse pak para përfundimit të pjesës…

Sport

17/12/2013 21:23

Bayern Munich është finalisti i parë i Kampionatit botëror për klube. Gjiganti bavarez mposhti në gjysmëfinale kampionin e Azisë, Guangzhou Evergrande me rezultat 3:0, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga skuadra e Pep Guardiolës, kampion i Evropës.

Franck Ribery kaloi gjigantin bavarez në epërsi pas 40 minutash lojë, kurse pak para përfundimit të pjesës së parë, avantazhin e skuadrës gjermane e shtoi sulmuesi Mario Mandzukic.

Në vazhdim, vetëm dy minuta pas intervalit, Mario Gotze realizoi një gol të bukur duke e përfunduar qështjen e fituesit të takimit.

Kurse, në vazhdim, Bayern pati edhe shumë raste të tjera për shënim, por fati i keq (disa shtylla) dhe pritjet e portierit kundërshtar e mbajtën rezultatin ashtu siç ishte.

Te Bayern, nga minuta e 72’të në lojë u inkuadrua edhe Xherdan Shaqiri që luajti mjaft mirë dhe po ashtu ishte afër golit në disa raste.

Në finale, gjiganti bavarez do ta pres fituesin e ballafaqimit mes Raja Casablanca dhe Atletico Mineiro.