Bayern Munichu e do talentin e Barcelonës, përgatit ofertën në vlerë 15 milionë euro

Bayern Munichu ka përgatitur ofertë për talentin e Barcelonës, Riqui Puig.

Sport

20/01/2021 10:25

Puig nuk është i lumtur me minutazhën e ulët që i ka ofruar Ronald Koeman dhe pavarësisht kësaj ka rinovuar kontratën, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Todo Fichajes, Bayerni është i gatshëm ta transferojë spanjollin si zëvendësuesi i Thiago Alcantaras.

Thuhet se Barcelona do ta lejojë të largohet për 15 milionë euro, vlerë që menjëherë do paguhet nga gjiganti gjerman.

Puig nuk dihet nëse është i hapur për këtë transferim sepse gjatë verës refuzoi disa klube nga Premierliga dhe pranoi të jetë pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do arrihet marrëveshje që do befasonte të gjithë./Lajmi.net/