Bayern Munich vazhdon t’i mbështesë refugjatët (FOTO)

Bayern Munich është skuadra më aktive sa i përket përkrahjes së refugjatëve, kjo sepse Gjermania është destinacioni kryesor i tyre.

Sport

23/09/2015 15:44

Bayern i ka ftuar në një sesion stërvitor, 28 refugjatë të cilët kanë kërkuar azil në Gjermani.

Djelmoshat u lejuan të stërvitnin me ndihmën e trajnerëve të kategorive më të reja, ndërsa nuk mungoi prezenca e disa prej yjeve të klubit.

Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Thiago Alcantara, ishin të pranishëm në këtë ngjarje.