Bayern Munich, urim për Kurban Bajramin

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ua ka uruar besimtarëve mysliman, festën e Kurban Bajrami.

Sport

23/09/2015 17:41

Kurban Bajrami festohet nesër, ndërsa ‘bavarëzët’, e kanë shfrytëzuar rastin për t’ua uruar besimtarëve të fesë islame, transmeton Indeksonline.

“Bayern Munich uron gjithë myslimanët për Kurban Bajram, shëndeti dhe bekimi qofshin mbi ju”, thuhet në njoftimin e bavarezëve.

Bayern në radhët e veta ka lojtarë të cilët i takojnë besimit islam, si Mehdi Benatia e Franc Ribery.