Bayern Munich synon ta ‘blindojë’ Lewandowskin deri në vitin 2025

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski nuk është duke treguar ndonjë sinjal që mund të ndalet.

Sport

07/12/2021 17:29

Polaku shënoi dy herë në fitoren ndaj Borussia Dortmundit në vikend, duke bindur gjigantin gjerman se e meriton rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Lewandowskit skadon në vitin 2023 dhe është i lidhur për kalimin te Real Madrid. Thuhet se futbollisti dëshiron një sfidë të fundit para pensionimit.

Lewandowski ka shënuar 321 gola në 350 paraqitje dhe është futbollisti më i paguar në “Allianz Arena”.

Bayern pritet të nis negociatat me agjentin e Lewas, Pini Zhaavi në pranverën e 2022 dhe thuhet se do t’i ofrojnë rinovimin deri në vitin 2025.

Me 16 gola në 15 ndeshje këtë sezon në Bundesliga dhe nëntë të tjera në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve, flasin më mirë për formën e lartë që është duke kaluar futbollisti./Lajmi.net/