Bayern Munich shpallet kampion i Bundesligës
Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesligës pesë javë para përfundimit të sezonit.
Sport
Skuadrës baraveze, i ka mjaftuar fitorja në udhëtim te Augsburg, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:4, për të siguruar titullin e 28-të të Bundesligës në histori të klubit.
Ky titull, është i gjashti më radhë për gjigantë gjerman.
Sfida me Augsburg nisi më mirë për vendasit, që kaluan të parët në epërsi kur shënoi autogol Sule.
Vazhdimi i ndeshjes, i takoi Bayernit që në pjesën e parë arritën të përmbysin rezultatin duke shënuar me Tolisso dhe Rodriguez.
Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe dy herë tjera, me anë të Robben dhe Wagner.
Pas 29 xhirove, Bayerni numëron 72 pikë./Lajmi.net/