Bayern Munich shfaq interesim për yllin e Tottenham Hotspur

Skuadra e Bayern Munich së fundmi ka shfaqur interesim për yllin e Tottenham Hotspur.

Sport

13/07/2019 23:38

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kieran Trippier, është lojtari që ka përfunduar në radarin e kampionëve të Bundesligas.

Sipas ‘Sky Sports Neës’, Trippier është në listën e ngushtë të dëshirave të bavarezëve, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Bundesligës po kërkojnë një mbrojtës të ri krahu, dhe duket se 28 vjeçari është objektivi i preferuar.

Bayern si zgjedhje të parë ka Joshua Kimmich por po kërkojnë dikë që mund ta mbulojë gjermanin në rast dëmtimi apo kur nevojiten rotacione në formacion.

Tottenham kanë bërë të ditur se Trippier është në shitje, dhe Bayern do të ketë konkurrencën e Juventus dhe Napoli për shërbimet e anglezit. /Lajmi.net/