Bayern Munich shënon fitore minimale ndaj Werder, ruan kreun e tabelës

Skuadra e Bayern Munich e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 29-të të Bundesligas.

Sport

20/04/2019 17:23

Bavarezët kanë shënuar fitore minimale kundër Werder Bremen, me rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua nga Niklas Sule, pas asistimit të Thiago Alcantara, kur po luhej minuta e 75’ e ndeshjes.

Në këtë ndeshje skuadra e Werder Bremen luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 58’, kur Milos Veljkovic u ndëshkua me kartonin e kuq.

Gjithashtu, në këtë ndeshje për 73’ minuta luajti edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Me fitoren e shënuar sot, Bayern Munich ruan kreun e tabelës edhe pas 29 xhirove, me 67 pikë të grumbulluara, një më shumë sesa Borussia Dortmund. /Lajmi.net/