Bayern Munich shënjestron Semedon e Barcelonës

Bayern Munich është gati për një lëvizje të madhe në merkato.

Sport

12/01/2020 10:31

Gjiganti bavarez është gati që të përforcojë repartin defensiv, saktësisht krahët e mbrojtjes.

Duket se në listën e dëshirave të Bayern Munich tashmë qëndron edhe ylli i Barcelonës, Nelson Semedo.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Bayern ka shtuar Semedon në listën e dëshirave, transmeton lajmi.net.

Portugezi që mbulon krahun e djathtë ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, dhe Barca nuk e konsideron atë si të patransferueshëm.

Barcelona beson se mund të fitojë një shumë të konsiderueshme të parave, me kartonin e Semedo. /Lajmi.net/