Bayern Munich shënjestron Osimhen

Bazuar në pikat e interesimit të Bayern Munich në merkato, duket se largimi i Robert Lewandowski është vetëm çështje kohe.

Sport

06/07/2022 09:18

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Bayern Munich kanë identifikuar sulmuesin e Napoli, Victor Osimhen si prioritet, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Gjermanisë janë gati të paguajnë deri në 100 milionë euro për 23 vjeçarin.

Sipas disa akterëve në klub, nigeriani do të ishte zëvendësuesi ideal për Robert Lewandowski.

Osimhen ka shënuar 24 gola në 51 ndeshje në Serie A për Napoli, që kur iu bashkua klubit të Napoli nga Lille, dy vite më parë. /Lajmi.net/