Bayern Munich pas dyshes së Juventus

Skuadra e Bayern Munich po përgatitet edhe për një lëvizje të fundit në këtë merkato.

Sport

01/09/2019 12:00

Kampionët e Bundesligës janë përforcuar gjatë kësaj vere me emra si Pavard, Hernandez, Coutinho e Perisic, por në skuadër po synojnë të afrojnë edhe dy yje.

Është dyshja e Juventus, Mario Mandzukic dhe Emre Can që kanë përfunduar në listën e dëshirave të Bayern, shkruan ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Dyshja nuk do të kenë vend në planet e Maurizio Sarri, pas rikthimit të Higuain dhe ardhjes së Ramsey e Rabiot në skuadër.

Kështu, Bayern po synon të shfyrtëzoj situatën e vështirë të tyre dhe të nënshkruajë para mbylljes së afatit kalimtar. /Lajmi.net/