Bayern Munich nuk heq dorë nga ylli i Man City

Bayern Munich nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sport

09/10/2019 16:46

Mediumi i madh gjerman, Sport Bild, raporton se kampionët e Bundesligës po mbajnë gjallë interesimin për reprezentuesin gjerman, përcjell lajmi.net.

Drejtues të Bayern Munich kanë folur me agjentin e Sane gjatë ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Londër ku bavarezët mposhtën 7:2 Tottenhamin, dhe janë gati përgatisin një tjetër ofertë për sulmuesin.

Sane aktualisht po vazhdon të rikuperohet pas një operacioni në gju, dhe thuhet se është i interesuar për një transferim në Gjermani.

Pikërisht nga Gjermania (Schalke 04), ai ishte transferuar në Premierligë te Manchester City./Lajmi.net/