Bayern Munich në top formë, barazon rekordin që nuk ishte arritur që nga viti 1977

17:29 | 17 Tetor 2021

Bayern Munich është një ndër skuadrat më në formë në Evropë.

“Bavarezzët” sapo shënuan fitore të thellë në udhëtim te Bayer Leverkusen, duke fituar me rezultat 1 – 5, shkruan lajmi.net.

Me këta pesë gola, Bayern ka shënuar plotë 29 gola në tetë xhirot e para në kampionatin gjerman.

Sipas Opta, ky rekord në këtë fazë nuk ishte arritur që nga viti 1976/77, gjë që dëshmon formën e lartë që është duke kaluar Bayern nën urdhrat e Julian Nagelsmann.

Ndërkohë, Bayern është lider në tabelë me 19 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund që zë pozitën e dytë./Lajmi.net/