Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

Bayern Munich në ‘krizë’ të lojtarëve, Gnarby rezulton pozitiv me COVID-19

16:37 | 6 Prill 2021

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se Serge Gnarby është infektuar me virusin COVID-19.

Një ditë përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, klubi i Bayern Munich ka njoftuar se lojtari Gnarby ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ky është një lajm i keq për klubin Bavarezë, kjo pasi ata do të jenë pa sulmuesit e tyre kryesorë në këtë sfidë.

Fillimisht është njoftuar se Robert Lewandowski do të mungojë si rezultat i një lëndimi të pësuar në ndeshjet me kombëtare, ndërsa tani edhe Gnarby nuk do të jetë i gatshëm.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve po përcillen nga shumë lëndime dhe në zhvillimin e tyre po ndikon edhe COVID-19.

Kjo pasi edhe Marco Verratti dhe Florenzi do të mungojnë për të njëjtën arsye sikurse Gnarby./Lajmi.net/