Bayern Munich nderon Vilanovën

Bayern Munich do të zhvillojë ndeshjen kundër Werder Bremenit në Bundesligë, me shirit të zi në fanellë, për nderë të ish trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova i cili vdiq nga kanceri.

Sport

26/04/2014 16:22

Bayern Munich do të hyjë në fushë kundër Werder Bremenit me një shirit të zi në fanellë për të përkujtuar Tito Vilanovën.

Ish trajneri i Barcelonës vdiq të premten pas betejës së gjatë me kancerin. Ai për katër vjet punoi së bashku me Pep Guardiolën – trajneri i tanishëm i gjigantit bavarez – në Barcelonë.

Dhe, skuadra e Guardiolës do ta nderojë atë duke bartur shirit të zi në fanellë gjatë duelit me Werder Bremenin sot në kuadër të Bundesligës.

Po ashtu, para fillimit të ballafaqimet, ekipet do të mbajnë një minutë heshtje në nder të Vilanovës, vdekja e së cilit ka pikëlluar botën e sportit për humbjen e një personi të mrekullueshëm, i cili u desh të braktiste angazhimet e tij te Barcelona, për të luftuar sëmundjen, e cila në fund ia mori jetën.