Bayern Munich merr një lajm të madh para finales së Kupës së Gjermanisë

Skuadra e Bayern Munich kanë marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë në prag të finales së Kupës së Gjermanisë, kundër Leipzig.

Sport

24/05/2019 19:14

Kampionët e Bundesligës do të mund t’i bëjnë llogaritë e tyre duke numëruar edhe në portierin  Manuel Neuer.

Neuer ka qenë jashtë fushave të blerta për tash e gjashtë javë, por duket se do të rikthehet në kohë për ndeshjen finale.

Gjermani ishte zëvendësuar në pjesën e dytë të fitores 4:1 ndaj Fortuna Dusseldorf, më 14 prill.

“Mund të them se Manuel do të luajë” ka thënë trajneri Kovac në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Ai është kapiteni ynë dhe ai ka bërë mirë këtë sezon” ka thënë ndër të tjerash trajneri kroat.

Neuer ishte thënë se do të mungonte vetëm dy javë, por tashmë kanë kaluar gjashtë javë pa një paraqitje të tijën.

Gjithsesi, kapiteni do të rikthehet or një ndeshje mjaft të vlefshme të skuadrës së tij në fundin e këtij edicioni./Lajmi.net/