Bayern Munich me transferim 40 milionësh për sezonin e ri

Bayern Munich duke se ka gjetur zëvendësuesin e Arjen Robben.

Sport

19/03/2019 19:23

Arjen Robben ka bërë të ditur muaj më parë se ky është sezoni i tij i fundit te Bayern Munich, pasi do të largohet pas 10 vitesh qëndrimi aty.

Bavarezët ishin aktivizuar menjëherë në kërkim të një zëvendësuesi të tij, duke e kërkuar Callum Hudson-Odoin nga Chelsea, por që dështuan në katër ofertat, transmeton lajmi.net nga Bild.

Tani, Bayern Munich është shumë afër ta transferojë Nicolas Pepen nga Lille.

Bavarezët do të paguajnë 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e anësorit, ndërsa sipas mediumit gjerman, marrëveshja është shumë afër të arrihet. /Lajmi.net/