Bayern Munich mbështet Kosovën
Bayern Munich përveç se e eliminoi Arsenalin nga Liga e Kampionëve dhe ia siguroi vetes kualifikimin në çerekfinale, kreu një detyrë tjetër në duelin e kthimit në 1/8 e finales. Në një tribunë të stadiumit Allianz Arena, disa tifozë mbajtën një transparent ku shkruante: “Thuaj jo racizmit, thuaj po Kosovës”, duke mbështetur përpjekjet e Kosovës…
Sport
Bayern Munich përveç se e eliminoi Arsenalin nga Liga e Kampionëve dhe ia siguroi vetes kualifikimin në çerekfinale, kreu një detyrë tjetër në duelin e kthimit në 1/8 e finales.
Në një tribunë të stadiumit Allianz Arena, disa tifozë mbajtën një transparent ku shkruante: “Thuaj jo racizmit, thuaj po Kosovës”, duke mbështetur përpjekjet e Kosovës për t’u pranuar në FIFA dhe UEFA.
Kjo nuk është hera e parë, e me siguri as e fundit që një mesazh me përmbajtje të tillë shfaqet në një stadium të mirënjohur evropian pasi fushata ‘Accept Kosova in FIFA and UEFA’ është shumë e përhapur dhe transparente në mbështetje të Kosovës janë shfaqur anembanë kontinentit, por edhe përtej tij.
Si do që të jetë, një gjest i mirë nga ana e tifozëve të Bayernit. ‘Danke’.