Bayern Munich kërkon Januzajn

Bayern Munich mund të bëjë përpjekje për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj dhe sulmuesit Robin van Persie, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

09/05/2014 21:55

Bayern Munich mund të paraqet ofertë për dyshen e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj dhe Robin van Persie, ka njoftuar Daily Star.

E ardhmja e Van Persiet është vënë në dyshim pas 10 muajve të aventurës së dështuar të David Moyesit në postin e menaxherit në Old Trafford.

Mario Mandzukic ka realizuar 23 gola për Bayernin këtë sezon por presidenti i nderit i gjigantit bavarez, Franz Beckenbauer deklaroi së fundmi se skuadra ka nevojë për një golgeter tjetër dhe Van Persie do të ishte ideal për ekipin e Pep Guardiolës.

Ndërsa, Mario Gotze së fundmi ka shprehur pakënaqësi për hapësirën e kufizuar në ekip dhe spekulohet se mund të largohet në verë.

Kjo ka bërë që Januzaj të shfaqet si kandidat për pasardhës të yllit gjerman në Allianz Arena.