Bayern Munich – Juventus, ky është ekipi në të cilin është dashuruar Mandzukic

Ivan Cvjetkovic ka shpjeguar se sulmuesi kroat është shumë i lumtur te ekipi nga Torino.

Sport

14/09/2018 14:21

Mario Mandzukic është i dashuruar me ekipin e Juventusit.

Menaxheri i tij, Ivan Cvjetkovic ka shpjeguar se sulmuesi kroat është shumë i lumtur te ekipi nga Torino.

Ai po ashtu ka thënë se “Bianconerët” kanë zgjuar dashurinë e Mandzukicit, më shumë se ish skuadra e tij, Bayern Munich, përcjell “lajmi.net”.

“Me kalimin e sezoneve, Mario Mandzukic është dashuruar në Juventusin, në klubin dhe tifozët. Ndoshta vetëm në Bayern Munich ishte kaq i lidhur dhe i bindur, por në Juventus edhe më shumë”, deklaroi Cvjetkovic. /Lajmi.net/