Bayern Munich i thotë ‘JO’ Arsene Wengerit

Bayern Munich raportohet se ka hequr dorë nga mundësia për të nënshkruar me Arsene Wenger.

Sport

07/11/2019 17:30

Gjigantët e Bundesligës janë në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Niko Kovac, që u poshtërua me një humbje 5:1 nga Eintracht Frankfurt.

Sipas një botimi ekskluziv të BILD, Wenger e ka telefonuar të dielën drejtorin e Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, duke i sinjalizuar interesimin e tij për të marrë vendin e lirë në pozitën e trajnerit.

Wenger ka qenë i papunë që nga vera e kaluar, kur i dha fund qëndrimit 22 vjeçar te Arsenal.

Sipas Bild, Bayern e vlerëson shumë Arsene Wenger për punën e tij si trajner i Arsenalit, por kanë refuzuar t’i japin besimin për drejtimin e skuadrës, përcjell lajmi.net.

Bayern Munich janë të interesuar të mbajnë trajnerin aktual Hansi Flick, i cili debutoi me fitore në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:0 Olympiacos./Lajmi.net/