Bayern Munich hyn në garë për të nënshkruar me Declan Rice

Bayern Munich kërkon shërbimet e anëtarit të West Ham United, Declan Rice. Sipas raportimit të ‘Fichajes’, Bayern Munich thuhet se është klubi i fundit që i është bashkuar garës për nënshkrimin me Declan Rice, transmeton lajmi.net. Përveç gjigantëve të Bundesligës, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu të prirur për nënshkrimin e lojtarit 23-vjeçar. Rice ka…

Sport

26/11/2022 22:51

Bayern Munich kërkon shërbimet e anëtarit të West Ham United, Declan Rice.

Sipas raportimit të ‘Fichajes’, Bayern Munich thuhet se është klubi i fundit që i është bashkuar garës për nënshkrimin me Declan Rice, transmeton lajmi.net.

Përveç gjigantëve të Bundesligës, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu të prirur për nënshkrimin e lojtarit 23-vjeçar.

Rice ka kontratë me West Ham deri në vitin 2024 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 80 milionë euro./Lajmi.net/