Bayern Munich fundos Mainzin

Bayern Munich mposhti Mainzin me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesligë, por vetëm falë një rikthimi sensacional gjatë pjesës së dytë pasi 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të mysafirëve pas golit nga Shëan Parker. Arjen Robben, Thomas Muller (dy), dhe Mario Mandzukic realizuan për ekipin e Pep Guardiolës…

Sport

19/10/2013 16:28

Bayern Munich mposhti Mainzin me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesligë, por vetëm falë një rikthimi sensacional gjatë pjesës së dytë pasi 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të mysafirëve pas golit nga Shëan Parker.

Arjen Robben, Thomas Muller (dy), dhe Mario Mandzukic realizuan për ekipin e Pep Guardiolës që e përmbysi rezultatin dhe shënoi fitore të radhës me të cilën u rikthye në pozitën e parë.

Por, Bayern ka vetëm një pikë më tepër se Borussia Dortmund që shënoi fitore minimale 1-0, por shumë të rëndësishme kundër Hannoverit. Marco Reus konkretizoi një penallti për fitoren e skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp.

Rezultatet

Bayern M – Mainz 4:1

B.Dortmund – Hannover 1:0

Braunschweig – Schalke 2:3

E.Frankfurt – Nurnberg 1:1

Werder – Freiburg 0:0