Bayern Munich e sheh yllin e Villarrealit si zëvendësuesi i Alabas

Bayern Munichu është i interesuar për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres oër të zëvendësuar David Alaban.

Sport

24/01/2021 22:02

Austriaku pritet të largohet nga “Allianz Arena” dhe thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin, transmeton lajmi.net.

Sipas Marca, paraqitjet e Torresit në 12 muajt e fundit kanë bërë që të jenë në ‘radarin’ e klubit gjerman.

Villarreal është i hapur për shitjen e spanjollit në rast që paguhet klauzola e lirimit me vlerë 60 milionë euro.

Këtë edicion, Torres ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e Unai Emery, duke qenë në formacionin bazë në 20 ndeshje në La Liga./Lajmi.net/