Bayern Munich ‘demolon’ Leverkusenin, rimerr kreun e Bundesligas

17:18 | 17 Tetor 2021

Bayern Munich ka shënuar fitore shumë të thellë në udhëtim te Bayer Leverkusen.

“Bavarezzët” triumfuan me rezultat bindës 1 – 5, shkruan lajmi.net.

Robert Lewandowski kaloi Bayernin në epërsi pas vetëm katër minutave lojë, pas një asistimi nga Upamecano (4′).

Bayern pastaj tregoi fuqinë e vërtet duke shënuar edhe katër herë tjera për shtatë minuta.

Ishte sërish polaku që realizoi për të dyfishuar epërsinë (30′), ndërsa pas katër minutave Thomas Muller u përkujdes për 0 – 3 (34′).

Në dy aksione të shpejta arriti që dy herë të shënoi sulmuesi Serge Gnabry (35, 37), rezultat me të cilin u mbyll kjo pjesë.

Ndërkohë, e tëra që bëri Leverkusen ishte goli i nderit nga Patrick Schick (55′).

Me këtë fitore, Bayern rimerr kreun me 19 pikë, derisa Leverkusen renditët në pozitën e tretë me 16 sosh./Lajmi.net/