Bayern Munich – Borussia Dortmund, sot derbi do të jetë më ndryshe

Bayern Munich takohet sot me Borussia Dortmundin në Bundesligë.

Sport

31/03/2018 11:07

Klasikja e Gjermanisë mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit që do të luhet të shtunën në orën 18 : 30 në Allianz Arena” nuk do të ketë si çmim titullin kampion duke qënë se bavarezët janë shkëputur nga vëndi i dytë, ndërsa verdhezinjtë që ndodhen në pozicionin numër 3 kanë një distancë prej 18 pikësh me kampionët, megjithatë kjo kryendeshje mbetet një reklamë më e mirë  për futbollin gjerman.

Bajerni nuk e njeh humbjen në shtëpi prej 35 takimesh dhe natyrisht niset një hap përpara në këtë sfidë, megjtihëse vjen nga disfata në “Red Bulla Arena” përballë Leipzig. Pavarësisht diferencës prej 15 pikësh që ekipi nga Mynihu ka kundrejt Shalkes dhe impenjimit të së martës ndaj Sevijës në çerek-finalet e Ligës së Kampionëve, trajneri Jupp Henyckess nuk pritet të kryejë rotacion dke aktivizuar formacionin më të mirë. Vidal e Matrinez do të jenë në qëndër të mesfushës, ndërsa Ribery, Muller e Robben do të pozicionohen pas krahëve të Robert Lewandowskit.

I vetmi problem ka të bëjë me Jerome Boateng i cili u dëmtua gjatë takimeve miqësore me kombëtaren e Gjermanisë, nëse mbrojtësi nuk ia del, vendin e tij do ta marrë Niclas Sule.

Borusia në tërësi nuk ka zhvilluar një sezon entuziazmues duke u eliminuar edhe nga Europa League, megjithatë në këtë superduel ekipi nga Vestfalen vjen me një seri prej 12 takimesh pa humbje në BUdesligë dhe ndodhet shumë pranë Shalkes. Mungesat nuk janë të pakta per Peter Stroger. Yarmolenko, Rode, Durm e Kagawa janë te gjithë të padisponueshëm ndërsa në dyshim është edhe prania e Toprak. Gjithsesi tekniku 51-vjeçar i ka idetë e qarta për formacionin, Shyrle , Goetze,  Philip pritet të jenë tre lojtarët që do të mbështesin sulmuesin kryesor Mitchy Batshuay, transmeton “SS”.

Në 111 ndeshje që këto dy skuadra kanë zhvilluar kundër njëra-tjetrës, 49 herë kanë dalë triumfues bavarezët, 34 sfida janë mbyllur në barazim dhe 28 fitore i kanë shkuar Dortmundit. Ky supertakim pritet të jetë sërish i pasur me adrenalinë dhe gola.