Bayern me një gol në minutat e fundit i shpëton humbjes nga Atletico

Atletico Madrid dhe Bayern Munich kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ‘Wanda Metropolitano’, në kuadër të xhiros së pestë të grupit A, në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/12/2020 22:51

Skuadra e Diego Simeone pati një pjesë të parë të mirë, dhe përmes Joao Felix në minutën e 26’, kaluan në epërsi 1:0, shkruan lajmi.net.

Bayern Munich golin e barazimit e arriti në minutën e 86’, me Thomas Muller që shënoi nga penalltia.

Bayern tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atletico këtë mund ta bëjë edhe me një barazim në udhëtim te Salzburg, në ndeshjen e xhiros së fundit./Lajmi.net/