Bayern lanson fanellat ‘mysafire’, janë prej më të bukurave

Skuadra e Bayern Munich kanë lansuar fanellat e reja për ndeshjet që do t’i luajë si mysafire.

Sport

14/07/2019 11:00

Brendi i njohur, ‘Adidas’ është përkujdesur që të bëjë një punë mjaft të mirë për skuadrën bavareze.

Bayern ka zbuluar fanellat e reja që do t’i vesh për ndeshjet që luan si mysafire, të dizajnuara nga Adidas.

Këto fanella po pëlqehen shumë nga tifozët, jo vetëm të Bayern, të paktën sipas reagimeve në rrjetet sociale.

Fanella ‘mysafire’ e kampionëve të Bundesligas po konsiderohet në mesin e më të bukurave, së bashku me fanellat mysafire të Romës dhe Barcelonës. /Lajmi.net/