Bayern kurorëzohet me titullin e kampionit – Robben e Ribery shënojnë në ndeshjen e fundit

Është mbyllur edhe xhiroja e fundit e Bundesliga, e cila ka vendosur edhe skuadrën kampione.

Sport

18/05/2019 17:19

Pas plotë 34 xhirove, Bayern Munich është shpallur skuadra kampione, duke grumbulluar 78 pikë, dy më shumë sesa Borussia Dortmund.

Bavarezët kanë shkatërruar skuadrën e Frankfurt në xhiron e fundit, duke e mposhtur me rezultatin 5:1, shkruan lajmi.net.

Nga gjashtë golat e këtij takimi, vetëm një erdhi në pjesën e parë, nga Kingsley Coman, në minutën e katërt.

Me të nisur pjesa e dytë, mysafirët barazuan me anë të Sebastian Heller, por kampionët u përgjigjën fuqishëm, duke shënuar edhe katër herë të tjera.

David Alaba, Renato Sanches, Franck Ribery dhe Arjen Robben ishin ata që shënuan për titullin e radhës së Bayern.

Fitore me rezultatin 0:2 shënoi edhe Borussia Dortmund në përballjen me Monchengladbach, por fati i tyre ishte në duart e bavarezëve.

Kështu, skuadra e udhëhequr nga Niko Kovac është ajo e cila ngritë trofeun e Bundesligas për këtë edicion. /Lajmi.net/