Bayern kundër Superheronjve të Arsenalit

Mesut Ozil ka paralajmëruar Bayern Munichun se do të ketë punë me Superheronjtë e Arsenalit. Reprezentuesi gjerman është i vetëdijshëm se skuadra londineze do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në përballje me ekipin që i eliminoi nga gara në edicionin e shkuar të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, derisa ata takohen sërish në…

Sport

18/02/2014 16:25

Mesut Ozil ka paralajmëruar Bayern Munichun se do të ketë punë me Superheronjtë e Arsenalit.

Reprezentuesi gjerman është i vetëdijshëm se skuadra londineze do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në përballje me ekipin që i eliminoi nga gara në edicionin e shkuar të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, derisa ata takohen sërish në të njëjtin rreth të garës, të mërkurën.

Por, Ozil duket optimist dhe i ka paralajmëruar bashkëkombësit e tij nga Bayern Munich se as ata nuk do ta kenë lehtë me Arsenalin.

Ai ka publikuar një fotografi ku së bashku me Pulas Podolskin dhe Bacary Sagnan janë të maskuar gjatë një ndeje të Arsenalit për Krishtlindje.

“Të mërkurën do të takohemi me zyrtarisht ekipin më të mirë në botë. Lajmi i mirë: Hulk, Superman dhe Rambo janë në anën tonë”, shkroi Ozil në profilin e tij në rrjetin social Facebook.