Bayern kthen vëmendjen kah Perisic

Skuadra e Bayern Munich nuk po ndalet së kërkuari për një lojtar anësor.

Sport

08/08/2019 21:48

Dëshira kryesore e bavarezëve këtë merkato ka qenë Leroy Sane i Manchester City, të cilin do ta kenë mjaft të vështirë ta sigurojnë.

Sipas raportimeve të ‘Sky Italy’, kampionët e Bundesliga tashmë kanë kthyer vëmendjen kah Ivan Perisic, transmeton lajmi.net.

30 vjeçari i cili me Kroacinë preku finalen e Kupës së Botës, mund të kalojë në ‘Allianz Arena’ në formë huazimi, me mundësi blerjeje.

Perisic ka shënuar 40 gola në 163 ndeshje për Inter, që kur u transferua aty nga Bundesliga, para katër viteve. /Lajmi.net/